​Gjakova, Malisheva dhe Rahoveci me mungesë të energjisë elektrike

 
Kompania Kosovare për Distribuim me Energji Elektrike (KEDS) ka njoftuar se aktualisht qyteti i Gjakovës, Malishevës dhe Rahovecit me rrethinë po përballen me erëra dhe shi të fuqishëm dhe kjo ka bërë që të afektohet edhe rrjeti elektrik dhe si pasojë konsumatorët të përballen me mungesë të energjisë elektrike.
“Duke kërkuar mirëkuptim, kërkojmë nga konsumatorët që nëse hasin në ndonjë avari në rrjet, të lajmërojnë Qendrën e Thirrjes në numrin pa pagesë 0800 79 100”, thuhet në njoftimin e KEDS.
KEDS ka bërë të ditur se përmes rrjeteve sociale do të informojnë për situatën në terren./21Media
 

Back to top button