​Gjermania do t’i dërgojë Ukrainës sistemet e mbrojtjes ajrore

Ministrja gjermane e Mbrojtjes, Christine Lambrecht tha të hënën se sulmet me raketa ruse në qendrat e popullsisë ukrainase theksuan urgjencën e dërgimit të sistemeve të mbrojtjes ajrore për forcat e Kievit.
Sistemet e premtuara prej kohësh, të cilat janë në gjendje të mbrojnë një qytet të tërë, fillimisht ishin planifikuar të dorëzoheshin në fund të vitit.
Lambrecht tha se breshëria ruse nënvizoi nevojën që sistemet Iris-T SLM të montuara në automjet të dorëzohen tani.
“Sulmet e Rusisë me raketa dhe dronë terrorizojnë mbi të gjitha popullsinë civile”, tha Lamprecht.
Ajo shtoi se i pari nga katër sistemet e mbrojtjes ajrore të teknologjisë së lartë tani do të jetë “gati për mbrojtjen efektive të njerëzve në ditët në vijim”.
Kancelari Olaf Scholz kishte premtuar se do t’i siguronte Ukrainës sistemet e mbrojtjes ajrore në qershor./21Media 

Back to top button