“Dikush po do me ia hap gropën Kosovës”, Aleanca në Podujevë premton energji e siguri

Aleanca mbajti tubimin e radhës zgjedhor në Podujevë në kuadër të zgjedhjeve të 7 qershorit, ku po morën pjesë figura të rëndësishme të kësaj partie.
Kandidati për kryeministër nga kjo parti Ardian Gjini theksoi se në Kosovë po qeverisin njerëz që duan ta hapin “gropën për vendin”, raporton KosovaPress.
“Nëse në një vend të vogël si i joni, dikush ngreh majtas, dikush ngreh djathtas, sikush prapa e dikush para kemi me u vendnumëru, do të sillemi në vend. Edhe ne e dimë që kur sjellesh në vend nuk mbetesh aty po bile shkon në gropë. E në Kosovë janë ardhur disa njerëz që donë me hap gropën për vendin tonë, janë duke e hapur gropën në emër të patriotizmit, në emër të punëve më fisnike të mundshme”, tha Gjini.
Ndërsa, Ramush Haradinaj kryetar nderi i Aleancës, tha se do të ishte i gatshëm me qeverisur edhe me Kurtin po të ishte në drejtimin e duhur.
Aleanca mbajti tubimin e radhës zgjedhor në Podujevë në kuadër të zgjedhjeve të 7 qershorit, ku po morën pjesë figura të rëndësishme të kësaj partie.
Kandidati për kryeministër nga kjo parti Ardian Gjini theksoi se në Kosovë po qeverisin njerëz që duan ta hapin “gropën për vendin”.
“Nëse në një vend të vogël si i joni, dikush ngreh majtas, dikush ngreh djathtas, sikush prapa e dikush para kemi me u vendnumëru, do të sillemi në vend. Edhe ne e dimë që kur sjellesh në vend nuk mbetesh aty po bile shkon në gropë. E në Kosovë janë ardhur disa njerëz që donë me hap gropën për vendin tonë, janë duke e hapur gropën në emër të patriotizmit, në emër të punëve më fisnike të mundshme”, tha Gjini.
Ndërsa, Ramush Haradinaj kryetar nderi i Aleancës, tha se do të ishte i gatshëm me qeverisur edhe me Kurtin po të ishte në drejtimin e duhur.
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?