Gjilani nga java e ardhshme nis vaksinimin masiv kundër COVID-19
Kryetari i Gjilanit Lutfi Haziri, ka bërë të ditur se kanë bërë të gjitha përgatitjet që nga java e ardhshme të fillojnë me vaksinim masiv kundër COVID-19.
Deri tani në Komunën e Gjilanit janë vaksinuar 2846 qytetarë, përfshirë edhe punëtorët shëndetësorë.
“Deri në vaksinim të plotë duhet t’u përmbahemi të gjitha rekomandimeve të profesionistëve për një Gjilan pa COVID-19”, ka shkruar Haziri në Facebook.