​Gjilani nuk pajtohet me vendimin e Komisionit të Garave

Skuadra e Gjilanit nuk është pajtuar me vendimin e Komisionit të Garave brenda Federatës së Futbollit të Kosovës që sot mori vendim për t’ia dhënë tri pikë Ballkanit pas incidentit me portierin.
Klubi i trajnerit Ismet Munishi përmes një reagimi në faqen zyrtare të tyre kanë paralajmëruar se do të ankohen ndaj këtij vendimit.
“Ndeshja SC Gjilani – FC Ballkani regjistrohet me rezultat zyrtar 0:3 Komisioni i Garave ka vendosur që ndeshja e suspenduar në minutën e katërt të lojës shtesë ndërmjet SC Gjilani dhe FC Ballkani të regjistrohet me rezultat zyrtar 0:3. Sport Club “Gjilani” pritet të parashtrojë ankesë ndaj këtij vendimi”, thuhet në reagimin e klubit të Gjilanit./21Media

Back to top button