Zelensky: Sanksionet e dobëta i japin Rusisë leje për të sulmuar

Në fjalimin e fundit të Presidentit Volodymyr Zelensky në Facebook, ai u bën thirrje qeverive botërore të rrisin sanksionet e tyre kundër Rusisë, duke paralajmëruar se dështimi për ta bërë këtë do të ishte i barabartë me “lejen” që ajo të vazhdojë sulmet e saj ndaj Ukrainës.

“Sot, vendet perëndimore njoftuan një paketë të re sanksionesh kundër Federatës Ruse,” tha ai.

“Kjo paketë ka një pamje spektakolare. Por kjo nuk mjafton,” vazhdoi ai.

Ai thotë se Ukraina vazhdon të insistojë në një “bllokadë të plotë” të sistemit bankar të Rusisë dhe që bota demokratike të refuzojë të blejë naftë ruse, transmeton rtv21.tv

Ai gjithashtu thirri liderët perëndimorë, të cilët tha se nuk e kishin gjetur ende shtyllën kurrizore për t’i bërë ballë Rusisë./21Media

Back to top button