​Gjinovci: Rektorin mund ta shkarkoni, por luftën do ta fitojmë ne

Sot para ndërtesës së rektoratit të Universitetit të Prishtinës, Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim (ORCA), mbajti aksion simbolik lidhur me situatën e krijuar në Universitetin e Prishtinës.
Në këtë aktivitet ishte i pranishëm edhe rektori Naser Sahiti, i cili me ORCA-n foli për bashkëpunimin e suksesshëm gjatë këtyre dy vjetëve. E sa i përket mbledhjes ai tha se mbetet të shihet se çfarë do flasin.
“Ka rastisur që në dy vjetorin e parë që kemi bërë me ORCA-n nga periudha kur e kam filluar mandatin, në atë pritje përpos urimeve që kanë drejtuar për momentin jemi dakorduar që të punojmë në partneritet në kuptimin që këta të jenë monitoruesit e zhvillimeve në UP dhe ne të jemi ata që të kujdesimi që çdo gjë të shkoj sipas procedurës dhe normave. Po ashtu që në fund ta urojmë secili pavarësinë e vet, kjo formë e bashkëpunimit ka vazhduar për këto dy vite në mënyrë të shkëlqyeshme dhe sigurisht është njëra prej arsyeve që ka ndikuar që Universiteti i Prishtinës megjithatë të ketë një vlerësim pozitiv për krejt këtë periudhe të menaxhimit deri më tani. Pjesa tjetër mbetet të shohim se çfarë po sjellin zhvillimet e sotshme. Unë kam denoncuar profesorin Selim Bezera anëtar i Këshillit Drejtues në Këshill të Etikës meqenëse u konfirmua përfundimisht që nuk do të ketë lëvizje nga ana e këshillit drejtues rreth këtij denoncimi, tani jemi në pritje se si do të veprojë më tutje Këshilli i Etikës”, tha Sahiti.
Ndërsa Rron Gjinovci, drejtor i ORCA-s, tha se para katër vjetëve ka denoncuar në prokurori për mashtrim dhe plagjiaturë Selim Bezeraj i cili sot është anëtari më i votuar i Senatit. Sipas Gjinovcit ky moment është historik pasi që rektori i UP-së e dërgon një anëtar të Këshillit Drejtues në Këshill të Etikës për plagjiaturë.
“Më 15 tetor para katër viteve pikërisht në këtë vend unë edhe aktivisti Shkelzen Gashi kemi mbajtur një konferencë të ngjashme me të sotmen, ku kemi treguar që kemi denoncuar në prokurori për mashtrim dhe plagjiaturë Selim Bezeraj. Ndërkohë që i kemi dërguar një kërkesë formale drejtorit të atëhershëm Arian Demajt ku i kemi kërkuar që ai vet ta dërgoj rastin në Këshill të Etikës. Plagjiatori Selim Bezeraj para 4 viteve ka qenë vetëm një profesor i pa rëndësishëm në Universitetin e Prishtinës, sot pas katër vjetësh është anëtari më i votuar nga ana e Senatin në Këshillin Drejtues. Sa e dëmshme është mos me adresu plagjiaturën me kohë, megjithatë sot mbas katër viteve rektori Naser Sahiti e ka dërguar në Këshillin e Etikës rastin e Bezerajt si të dyshuar për plagjiaturë. Ky është moment historik, rektori i UP e dërgon një anëtarë të Këshillit Drejtues në Këshill të Etikës për plagjiaturë, anëtarin që është votuar më së shumti në Senatin e UP-së për në Këshillin Drejtues. Kjo është hera e parë që institucioni i vet e denoncon dikë për plagjiaturë”, tha ai.
Gjinovci tha se sot do të mblidhet Këshilli Drejtues në ora 14:00 për shkarkimin e drejtorit dhe këtij menaxhmenti. Gjithashtu ai tha se për ta shkarkuar rektorin duhet gjashtë vota ku anëtarët e Ministrisë dhe të Senatit nuk i kanë gjashtë vota.
“Sot në ora 14:00 mblidhet Këshilli Drejtues për ta shkarkuar rektorin dhe këtë menagjment. Këshilli Drejtues përbëhet prej nëntë anëtarëve, katër i ka dërguar Ministria e Arsimit dhe pesë Senati. Këta pesë të Senatit e kanë filluar mandatin para 20 ditëve me një tetor. Në mesin e anëtarëve të dërguar nga Senati në Këshill Drejtues është plagjiatori Selim Bezeraj, Inva Mozi dhe Rifat Krasniqi. Për ta shkarkuar rektorin duhet gjashtë vota ku anëtarët e ministrisë dhe të Senatit nuk i kanë gjashtë vota. Përfaqësuesit e ministrisë në krye me Altin Sahitin kanë bërë pakt me djallin. Brenda 20 ditësh që ka filluar mandati, Altin Sahiti dhe përfaqësuesit e ministrisë pra këta të katërt të dërguar nga ministria kanë bërë pakt me Selimat dhe Rifatat e Senatit dhe duan ta shkarkojnë rektorin i cili denoncon plagjiaturën. Sot ndahen ata që janë kundër plagjiaturës dhe ata që janë pro plagjiaturës… Ata mund ta fitojë këtë betejë sot duke shkarkuar rektorin dhe menagjementin por luftën do ta fitojmë ne”, përfundoi ai.
Kurse Sahiti shtoi se nëse shkarkohet nga pozita bashkëpunimi në mënyrë institucionale do të përfundoj por nuk do të përfundoj bashkëpunimi në forma të tjera.
“Varësisht nga zhvillimet e mbledhjes nëse rezulton që si rezultat i mbledhjes të shkarkohem sigurisht bashkëpunimi në mënyrë institucionale do të përfundoj por nuk do të përfundoj bashkëpunimi në forma të tjera për arsye se do të jem në dispozicion me përvojën që kam në shërbim të adresimit të këtyre dukurive negative…nuk kam mundësi ta ndryshoj formën e qeverisjes në kuptimin e adresimit të këtyre qetave themi të kancerit të çdo universiteti është çështja e plagjiaturës. Është e domosdoshme kjo dukuri të adresohet në mënyrë sistematike dhe të eliminohet nuk mundet në tërësi, por të zvogëlohet në minimumin e mundshëm. Kjo që ka filluar tash është vetëm fillimi i cili duhet të pasojë me masa tjera të cilat edhe i kanë paralajmëruar në senat”, tha Sahiti.
Gjinovci theskoi se vet opinioni tregon se çka ndodhur dhe çka pritet, dhe sipas tij duhen ta kuptojnë të gjithë qytetarët e Kosovës se si do të jemi si shoqëri në vitet e ardhshme varet nga ajo se si është universiteti sot.
Lidhur me këtë veprim të mërkurën kanë reaguar 19 organizata të shoqërisë civili, ku denoncohet, siç thuhet, tentativa e shkarkimit të zyrtarëve të institucioneve të arsimit të lartë pa u bazuar në gjetje reale për keqpërdorime./KP

Back to top button