​Haradinaj: Edhe një takim koti i dialogut Kosovë-Serbi

 
Në Bruksel, sot është mbajtur takimi i dytë në mes të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, këtë takim e ka quajtur të kotë.
Ai ka thënë se pa përfshirjen e SHBA-së, dialogu është i vdekur.
Ndër të tjera, Haradinaj ka thënë që secila palë ka veç një interes, që me retorika populiste ta mashtrojë popullin e vet në prag të zgjedhjeve.

“Edhe një takim koti i dialogut Kosovë-Serbi. Secila palë ka veç një interes, që me retorika populiste ta mashtrojë popullin e vet në prag të zgjedhjeve! Kryeministri i Kosovës ka vendosur që të mos bëjë asgjë në këtë proces. Ai nuk po don me e kuptu se pa përfshirjen e SHBA, dialogu është i vdekur. Ai nuk po don me e kuptu se me Borelin e Lajçakun është në qorrsokak”, ka shkruar Haradinaj në Facebook./21Media

Back to top button