​Haradinaj: Sot nuk humbi Kurti, por populli i Kosovës

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka dalë me një reagim në lidhje me vizat për qytetarët e Kosovës.
Ai në një postim në “Facebook” ka shkruar se “sot nuk humbi Albini, por populli i Kosovës”.
“Liberalizimin e kemi merituar shumë vite më herët, por as sot nuk e morëm”, ka shkruar ai.
Liberalizimi i vizave për Kosovën ka qenë temë diskutimi në Samitin BE-Ballkani Perëndimor.
Presidentja Osmani, pas përfundimit të Samitit tha se ka dëgjuar shumë deklarata pozitive për Kosovën nga liderët e BE-së./21Media

Back to top button