​Haradinaj-Stublla akuzoi Vuçiqin për shkelje të marrëveshjes

 

Shefja e diplomacisë kosovare, Meliza Haradinaj-Stublla sot ka akuzuar Serbinë se po e shkelë marrëveshjen e 4 shtatorit në Shtëpinë e Bardhë.

Ajo në një postim në Twitter ka shkruar se presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq ka shkelur marrëveshjen e nënshkruar në prani të presidentit të SHBA-së, Donald Trump.

“Kosova po ndjek me shqetësime të mëdha veprimet destruktive të Aleksandar Vuçiq për shkeljen e pikës 15 të marrëveshjes së Uashingtonit, të vëzhguar nga presidenti Trump. Sot ai (Vuçiq) falënderoi ambasadorin palestinez Nabhan për qëndrimin ‘parimor për mosnjohjen e Kosovës’. Fatkeqësisht, Serbia mbetet një partner jo i besueshëm”, ka shkruar Haradinaj-Stublla.

Back to top button