Thaçi pranoi letrat kredenciale nga ambasadorja e re e Holandës, Carin Lobbezoo

 

Presidenti Hashim Thaçi sot ka pranuar letrat kredenciale nga ambasadorja e re e Mbretërisë së Holandës, Carin Lobbezoo.

Kreu i shtetit i ka uruar mirëseardhje në Kosovë, ambasadores Lobbezzoo, derisa, siç ka njoftuar presidenca, Thaçi ka theksuar se Holanda është partner i rëndësishëm për Kosovën në veçanti sa i përket integrimit të Kosovës në BE dhe liberalizimit të vizave, ku vendi ynë ka nevojë për mbështetje të fuqishme nga aleatët evropianë.

“Kosova do të vazhdojë të punojë me përkushtim në agjendën e saj evropiane”, ka shtuar Thaçi./21Media

Back to top button