​Haradinaj thotë se Kosova po e mposht pandeminë, kërkon lirimin e masave

 

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se Kosova është në rrugë të mirë të mposhtjes së pandemisë.

Megjithatë, ai kërkon që të hiqen kufizimet e lirisë së lëvizjes dhe të bizneseve.

Po ashtu ai ka kërkuar nga Kuvendi i Kosovës të miratojë pakon e rimëkëmbjes ekonomike dhe uljen e tatimeve për bizneset, e masa të tjera të nevojshme.

“Edhe më tutje mbes me qëndrimin se kufizimi i lirisë së lëvizjes dhe bizneseve është i panevojshëm. Sëmundja do mposhtet me kulturën tonë për të jetuar me të, duke bërë kujdes e duke ruajtur shëndetin tonë dhe të tjerëve. Pres që Kuvendi i Kosovës të miratojë pakon e rimëkëmbjes ekonomike dhe uljen e tatimeve për bizneset, e masa të tjera të nevojshme.”, ka deklaruar Haradinaj.

Back to top button