Vdes prokurori Esat Ademi

 

Prokuroria Themelore ne Gjilan, ka njoftuar se sot, me pikëllim të thellë mori lajmin se në orët e para të mëngjesit është ndarë nga jeta prokurori Esat Ademi.

I ndjeri Esat Ademi ishte prokuror në Departamentin e Përgjithshëm, në Prokurorinë Themelore në Gjilan, i cili me përkushtim të lartë, dinjitet dhe profesionalizëm i shërbeu institucionit dhe vendit.

Kryeprokurori dhe gjithë stafi i prokurorisë Themelore në Gjilan, shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjen dhe gjithë miqtë e të ndjerit.

I ndjeri ishte i infektuar me COVID-19./21Media

Back to top button