​Haxhiu takohet me shoqatën e ish-të burgosurve politik 143+2 të Gjakovës

 

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu sot pranoi një libër i cili dokumenton dhe shtjellon krimet e luftës në Gjakovë dhe në Dubravë, si dhe dëmet materiale të nxjerra për këtë zonë gjatë luftës së fundit.

Këtë libër ajo e pranoi r gjatë takimit me përfaqësues nga “Shoqata e ish të burgosurve politik 143+2 të Gjakovës”.

Drejtori i kësaj shoqate Afrim Caka, shprehu gatishmërinë që të ofrojë bashkëpunim në adresimin e çështjeve që kanë të bëjnë me krimet e kryera gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Ministrja falënderoi për punën e bërë dhe shprehu gatishmëri për bashkëpunim në të ardhmen./21Media 

Back to top button