Aksident në kryeqytet, ka të lënduar

 

Dy persona janë lënduar sot rreth orës 15:30 si pasojë e një aksident trafiku në Veternik të Prishtinës.

Lajmin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 15:30, në lagjen Veterrnik, ka ndodhur një aksident komunikacioni me lëndime trupore, ku janë perfshirë dy automjete. Bazuar në të dhënat nga vendi i ngjarjes, si pasojë e aksidentit, 2 personave u është ofruar ndihmë mjekësore”, ka thënë Ahmeti.

Sipas Policisë me rastin po merret njësiti i trafikut rrugor./21Media

Back to top button