​Holanda do të rrisë ndihmën ushtarake për Ukrainën

Kryeministri i Holandës, Mark Rutte, ka bërë të ditur se vendi i tij do të rrisë mbështetjen ushtarake për Ukrainën dhe do të vendosë sanksione të reja kundër Rusisë.
Pas bisedës sot me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky, Rutte tha se do të përgatiste një përgjigje ndaj mobilizimit dhe referendumeve ruse në lindje të Ukrainës, raporton “Guardian”.
Rutte tha më herët se urdhri i mobilizimit i lëshuar nga presidenti rus Vladimir Putin është një shenjë paniku në Kremlin dhe se nuk duhet kuptuar si një kërcënim direkt i luftës totale kundër Perëndimit.

Back to top button