Martesa e dështuar e “Samirës” me Alexandro Pato

Aktorja e njohur Sthefany Brito në serialin “Kloni” paraqitet në rolin e “Samires”, vajzë e cila nuk dëshiron të iu bindet udhëzimeve të prindërve të saj për t`u mbuluar.
Sthefany apo siç njihet si “Samira” në serial ishte një vajzë e re adoleshente , por tani 20 vite pas “Klonit” ajo është shndërruar në një person krejtësisht tjetër.
“Samira” tani është në moshën 35 vjeçare dhe ka dy fëmijë nga martesa me Igor Raschkovsky, me të cilin ka një jetë të lumtur.

Por, aktorja vite më parë ka qenë e martuar edhe me futbollistin Alexandro Pato. Martesa e tyre e kurorëzuar në vitin 2009 përfundoi në prillin e vitit 2010. Nga kjo martesë e dështuar aktorja ka thënë se ka mësuar shumë gjëra. /21Media

Back to top button