​Hoti deklaroi se kanë porositur 1.85 milionë doza të vaksinës antiCovid

 

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Avdullah Hoti sonte deklaroi se kanë porositur 1.85 milionë doza të vaksinës antiCovid, për të cilat u shpreh se janë të sigurta dhe jo nga Rusia.

Hoti përmes një shkrimi bëri të ditur se në muajin shkurt në Kosovë do të vijnë 40 milionë vaksina.

“Kemi porositur sasinë më të madhe të vaksinave prej 1.85 mil doza, jo vaksina ruse, por të sigurta (grafiku nga “Evropa e Lirë”). Kemi siguruar 40 mil euro për vaksina që vijnë në shkurt. Kemi përgatitur Strategjinë e Imunizimit, me prioritetet për vaksinim, duke nisur nga stafi shëndetësorë, të sëmurët kronik, dhe mandej nga moshat më të vjetra. Vetëm me punë, pa zhurmë, vazhdojmë qeverisjen.”, shkroi Hoti në facebook./21Media

Back to top button