​Hoti: Marrëveshja me Serbinë s’e cenon sovranitetin e Kosovës

 

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti iu është kundërpërgjigjur kritikave të Lëvizjes Vetëvendosje se marrëveshja e Uashingtonit është e dëmshme për Kosovën. Ai ka thënë pas mbledhjes së qeverisë se kushdo që thotë se marrëveshja për normalizimin ekonomik me Serbinë e ka cenuar sovranitetin e vendit, e ka gabim.

Hoti shprehet i bindur se kjo marrëveshje veçse e ka fuqizuar vendin.

“Hap tepër i madh, i jashtëzakonshme për marrëveshjen finale ndërmjet Kosovës dhe Serbisë që nënkupton njohje reciproke. Kushdo që ka dyshime që kjo marrëveshje cenon sovranitetin e vendit, e ka gabim”, tha ai./kp

Back to top button