​Hoti: Në Kosovë nuk do të ketë asnjëherë një Asociacion me kompetenca ekzekutive

 

 

Ani pse dje presidenti, Hashim Thaçi hapjen e temës së Asociacionit të Komunave Serbe e konsideroi të rrezikshme, kryeministri Avdullah Hoti është shprehur i sigurt se në Kosovë nuk do të ketë asnjëherë një asociacion me kompetenca ekzekutive.

Kreu i qeverisë në një diskutim që është duke e bërë me shoqërinë civile tha se me Serbinë nuk do të ketë asnjë zgjidhje kreative, por vetëm njohje reciproke ndërmjet dy shteteve.

Hoti gjatë këtij diskutimi vlerësoi shumë edhe marrëveshjen e Washington-it.

Ku tha se në fund të shtatorit presin një vizitë të agjencive amerikane për nis projektet ekonomike.

Si pjesë më të rëndësishme, kryeministri e konsideroi njohjen reciproke me shtetin e Izraelit.

Ndërsa, tha se moratoriumi 1 vjeçar për mosaplikim në organizata joqeveritare duhet të shërbejë që brenda kësaj periudhe të arrihet marrëveshja finale me Serbinë.

Krahas kësaj, Hoti ritheksoi se në tre muaj që është në krye të qeverisë asnjëherë nuk është diskutuar çështja e shkëmbimeve të territorit.

Po ashtu, kryeministri tha se në kuadër të dialogut tash janë duke bërë vetëm draftimin e marrëveshjes finale dhe se nuk ka asnjë marrëveshje të veçantë, por të gjitha do të inkorporohen në marrëveshjen finale.

Derisa theksoi se Kosova nuk ka rrëshqitur në dialog teknik.

Ndërsa, drejtoresha ekzekutive e PIPS-it, Leonora Kryeziu kërkoi një konsensus politikë për çështjen e dialogut.

Back to top button