Për vepra të ndryshme penale, gjatë 24 orëve prokuroritë themelore kanë ngritur 18 aktakuza kundër 20 personave.

Prokuroria e Shtetit ka njoftuar se me urdhër të tyre brenda 48 orëve janë ndaluar 11 persona si dhe janë bërë 6 kërkesa për caktimin e paraburgimit të 14 personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, janë ndaluar 3 persona të dyshuar, po ashtu, kjo prokurori ka paraqitur 3 kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit për 8 persona të dyshuar.

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, ka bërë 1 kërkesë për caktimin e paraburgimit ndaj 2 personave, të dyshuar për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”. Po ashtu, nga kjo Prokurori janë ngritur 6 aktakuza kundër 6 personave për vepra të ndryshme penale të parapara në KPRK.

Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar 1 person, për shkak të veprës penale “Ndërtimi pa leje”.

Prokuroria Themelore në Gjilan, në dy raste të ndara, ka ndaluar 2 persona të dyshuar, në kohëzgjatje prej 48 orëve, ka paraqitur 1 kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj 1 personi të dyshuar, si dhe ka ngritur 2 aktakuza kundër 2 personave.