​Hoti: Nuk kam informacione se kur do të jetë takimi i radhës në Bruksel

Kryesuesi i Komisionit Qeveritar për Personat e Zhdukur, Andin Hoti, ka deklaruar se nuk ka informacione se kur do të jetë takimi i radhës në Bruksel.
Ai është pyetur nga deputetja e PDK-së, Ariana Shoshi-Musliu, se cili është bashkëpunimi i tij me zëvendëskryeministrin Besnik Bislimin, i cili është i ngarkuar me çështjen e dialogut.
“Me zotëri Lajçak kam qenë aty kur është diskutuar për personat e zhdukur. Niveli im nuk është njëjtë me zotëri Bislimin që është nivel politik dhe kalon në nivel më të lartë që të marrë pjesë në takim të tillë me zotëri Petkoviq që ka pasur. Nuk ka ndodhur një takim i tillë, sepse potencova që Serbia ka provokuar me sjelljen e zotëri Odaloviq në Bruksel. Nuk është mbajtur një takim i tillë i nivelit tim. Takimi i radhës nuk kam njohuri se kur do të mbahet apo a do të jem unë atje”, është përgjigjur Hoti në Komisionin për të Drejtat e Njeriut.
Sot është mbajtur takimi i deputetëve të Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës, me përfaqësuesit e Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur.
Hoti ka thënë se si komision, por edhe në bashkëpunim me Ministrinë e Drejtësisë janë duke punuar në ndryshimin e Ligjit për të pagjeturit.

Back to top button