​Hoti ofron mbështetje për projektet zhvillimore në Lipjan

 

Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti ka takuar sot kryetarin e Lipjanit Imri Ahmeti me të cilin ka diskutuar në lidhje me projektet zhvillimore në këtë komunë.

Me këtë rast, kryeministri Hoti ka vlerësuar lart qeverisjen lokale me vëmendje të veçantë zhvillimet pozitive në komunën e Lipjanit.

Kryetari Ahmeti nga ana e tij ka thënë se nga kryeministri Hoti dhe Qeveria e Kosovës ka marrë zotimin për mbështetjen e projekteve zhvillimore në Lipjan.

Ai ka falënderuar kryeministrin e vendit për gatishmërinë për mbështetje në angazhimet dhe sfidat me të cilat po ballafaqohet pushtet lokal në Lipjan.

Back to top button