​Hoxhaj për Bajram viziton edhe familjen e Kadri Veselit

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovë, Enver Hoxhaj sot ka vizituar  edhe familjen e ish-kryetarit të PDK-së Kadri Veseli.
Në një positm në Facebook, Hoxhaj ka shkruar se Veseli edhe për këtë festë nuk është pranë familjes, por si shumë herë, ai do të dalë fitimtar edhe në këtë betejë.
“Për vizitë tek Ismet Veseli dhe familja e Kryetarit Veseli, me rastin e festës së Bajramit. Një familje e fortë që inspiroi dhe nxori Kadriun si atdhetar të madh. Edhe për këtë festë, Kadri Veseli nuk është pranë familjes dhe atdheut, por si shumë herë, ai do të dalë fitimtar edhe në këtë betejë me padrejtësinë dhe do të kthehet në Kosovë, si njeriu që e do dhe mbron vendin e tij”, ka shkruar Hoxhaj në Facebook.
Hoxhaj sot për nder të festës së Bajramit, ka vizituar edhe prindërit e ish-presidentit Hashim Thaçi. /21Media

Back to top button