Hoxhaj: E falënderova bacën Haxhi që edukoi dhe mësoi Thaçin

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovë, Enver Hoxhaj, ishte në vizitë tek familja e ish-presidentit Hashim Thaçi në Burojë.
Hoxhaj tha se e uroi babin e ish-presidentit për Festën e Bajramit dhe falënderoi atë që edukoi dhe mësoi një personalitet të madh për kombin shqiptar.
“Dihet se prindërit janë mësuesit e parë të fëmijës e shtëpia është tempulli i familjes. Ky rol, si askujt më shumë, i shkon Bacës Haxhi, babait të Presidentit Hashim Thaçi dhe odës së familjes së tij! Bacën Haxhi e urova për Festën e Bajramit dhe e falënderova që edukoi e mësoi një personalitet të madh për kombin shqiptar, i cili padrejtësisht nuk ndodhet as pranë prindërve, as pranë familjes, në këtë ditë feste, por që shumë shpejtë do të kthehet edhe më i fortë pranë tyre dhe Kosovës”, shkroi Hoxhaj në Facebook./21Media

Back to top button