​Identifikohen dhe shpallen në kërkim edhe pesë persona për kontrabandë me mallra

 
Janë identifikuar dhe janë shpallur në kërkim edhe pesë persona të tjerë të përfshirë në aktivitetet kriminale të kontrabandës me mallra.
Policia e Kosovës ka njoftuar se, si rezultat i vazhdimit të bashkëpunimit dhe koordinimit të aktiviteteve dhe hetimeve policore me prokuroritë kompetente, pas identifikimit të mëhershëm të pesë personave të dyshuar, tani janë identifikuar edhe pesë persona të tjerë të dyshuar, ku numri i tyre arrin në dhjetë persona të dyshuar të përfshirë në aktivitete kriminale të kontrabandës me mallra.
Pesë personat e tjerë të shpallur në kërkim me autorizim të prokurorisë kompetente janë:

 
“Numrat kontaktues: 192, 038 550 999 ose pa pagesë në 0800 19999 , të gjitha informacionet do të trajtohen në mënyrë konfidenciale”, ka njoftuar Policia.
Policia e Kosovës në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë është duke kryer hetime intensive drejt identifikimit edhe të personave të dyshuar që kanë kryer sulmet me mjete të rrezikshme, armë zjarri ndaj zyrtarëve policorë dhe atyre doganorë gjatë operacionit të realizuar sot./21Media

Back to top button