Lulzim Dragidella shpalos programin qeverisës për Klinën

1 min read

Në garë për të parin e Klinës është edhe Lulzim Dragidella nga Lëvizja Vetëvendosje. Dragidella sot në debatin zgjedhor RTV21 “Zgjedhjet Komunale” shpalosi programin e tij qeverisës.

Dragidella tha se programi qeverisës i tij është bërë duke u bazuar në nevojat e qytetarëve dhe duke u këshilluar me ekspert të fushave të ndryshme të Klinës.

Në Klinë janë 48 mijë e 305 qytetarë me te drejtë votë. Në garë për kryetar të Klinës janë 4 kandidatë: Nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ZENUN ELEZAJ i cili ka qeverisur deri tani, nga LËVIZJA VETËVENDOSJE! LULZIM DRAGIDELLA, nga Lidhja Demokratike e Kosovës BESIM HOTI dhe nga Partia Demokratike e Kosovës ESAT RACI./21Media