​IKShPK përmes pyetjeve tregon rëndësinë e vaksinimit

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike po vazhdon të bëjë apel për vaksinim të qytetarëve për mbrojtje nga COVID-19.
Përmes disa pyetjeve dhe përgjigjeve IKSHPK-ja ka publikuar rëndësinë e vaksinimit dhe rrezikun nga infektimi me COVID-19.

“I vetmi shtet në rajon që ka dhënë vetëm vaksina të miratura nga Agjencia Evropiane dhe Amerikane e Barnave është Kosova. Këto vaksina janë Astra-Zeneca dhe Pfizer. Këto vaksina kanë sigurinë, cilësinë dhe efikasitetin, që e plotësojnë standardin evropian dhe atë amerikan”, thuhet në kuadër të përgjigjeve.
Instituti ka thënë se vaksinat janë efektive edhe kundër variantit Delta.
“Efikasiteti i vaksinës kundër hospitalizimit të personave të sëmurë me variantin Delta është 75% pas dozës së parë dhe rritet në 94% pas dozës së dytë. Te varianti Alfa këto shifra janë 78% pas dozës së parë dhe 92% pas dozës së dytë. Kurse efikasiteti i vaksinës kundër infeksionit simptomatik me variantin Delta është 31% pas dozës së parë dhe 60-80% pas të dytës”, thuhet tutje në njoftimin e IKSHPK-së.
Pyetjet dhe përgjigjet e plota të IKSHPK-së i gjeni në këtë link./21Media 
Back to top button