​Pique: Barcelona është e thyer

Qendërmbrojtësi i Barcelonës, Gerard Pique ka thënë se Barcelona është  e thyer, pavarësisht se ka shënuar fitore me rezultat 3-0 ndaj Juventusit për të fituar trofeun Joan Gamper.
Ditën e djeshme Lionel Messi, zhvilloi një konferencë për shtyp ku i dha lamtumirën e fundit gjigantit katalanas.
Pique ka pranuar se shpresat nuk janë të mëdha për sezonin e ardhshëm për shkak të humbjes së një prej lojtarëve më të mëdhenj në historinë e futbollit botëror.
“Ekipi ishte sinqerisht pak i dërmuar për shkak të largimit të Messit, ne do të humbasim magjinë në sulmin tonë, por duhet të ecim përpara, tifozët presin shumë nga ne. Humbëm lojtarin më të mirë të të gjitha kohërave. Na ka lënduar neve dhe e ka lënduar edhe atë. Nuk e di të gjithë historinë, të dy palët kanë thënë se ka qenë çështje numrash.Njerëzit me të vërtetë duan të vijnë në stadium dhe ne duhet të gëzojmë tifozët. Ne duhet të fillojmë të fitojmë dhe t’u japim atyre gjëra të mira. Ne kemi nevojë për tifozët që të jenë pranë nesh,” tha ai.
Ndërkohë, Barcelona u përgjigj pozitivisht kundër Juventusit që përmbante yje si Cristiano Ronaldo, Alvaro Morata dhe Matthijs de Ligt.
Në të vërtetë, ata kaluan në avantazh pas vetëm tre minutash kur Memphis Depay, një nga ata që tani pritet të rritet në vendin e Messit, gjeti rrjetën, ndërsa fitoren e vendosën edhe dy golat e realizuar nga Pulg dhe Braithawaite.

Back to top button