​IKShPK vazhdon apelin: Vaksinimi mënyra më e sigurt dhe më efektive kundër COVID-19

 
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës(IKSHPK) ka dhënë sqarime shtesë rreth domosdoshmërisë për vaksinim, në kohën kur po vërehet shtim i rasteve.
Në një njoftim në Facebook IKSHPK thotë se vaksinimi është mënyra më e thjeshtë, më e sigurt dhe më efektive për të mbrojtur njerëzit nga sëmundjet e dëmshme.
Përmes një formati pyetje-përgjigje IKSHPK ka sqaruar gjithçka sa i përket vaksinimit kundër COVID-19. IKSHPK ka treguar për rëndësinë, përmbajtjen dhe efikasitetin e tyre./21Media

Back to top button