​Inspektorati Policor sqarohet për suspendimin e policit Hoxha

Inspektorati Policor i Kosovës është sqaruar rreth suspendimit të policit Amir Hoxha.
Përmes një njoftimi në ”Facebook”, IPK ka bërë të ditur se nuk është duke e trajtuar këtë rast dhe nuk ka bërë ndonjë rekomandim për suspendimin dhe se ky suspendim është bërë nga Policia e Kosovës.
”Bazuar në autorizimet ligjore të IPK-së hetuesit e IPK-së hetojnë të gjitha veprat penale të kryera nga punonjësit e Policisë së Kosovës, pa dallim grade dhe pozite gjatë ushtrimit së detyrës ose jashtë saj. Rekomandimi për suspendim nga IPK bëhet në rastet e hetimit të veprave penale dhe kur është në interes të procedurës hetimore – penale”, thuhet në njoftim.
Ndërkaq, zyrtari policor, Amir Hoxha ka bërë të ditur se është suspenduar nga puna në afat prej tre ditë, kjo pasi ai përmes rrjeteve sociale i kishte kritikuar shpenzimet e deputetëve dhe i kishte shprehur pakënaqësinë e tij për mospagesën e shujtave për policët./21Media

Back to top button