Suspendohet nga puna polici që kritikoi shpenzimet e deputetëve

Zyrtari policor, Amir Hoxha është suspenduar nga puna në afat prej tre ditë, kjo pasi ai përmes rrjeteve sociale i kishte kritikuar shpenzimet e deputetëve dhe i kishte shprehur pakënaqësinë e tij për mospagesën e shujtave për policët.
Sipas Hoxhës, ky suspendim vjen me pretekstin me se ky i fundit ka kryer vepër penale apo shkelje të rëndë disciplinore e që sipas tij ”fjala e lireë apo shprehja e një pakënaqësie e cila është e bazuar në ligj” nuk paraqet vepër penale.
”Edhe njëherë e potencoj se qëndroj prapa fjales sime me ndergjegje dhe me pergjegjësi të plotë prapa postimit tim ne lidhje me diskriminimin e kundërligjshêm që po na behet në pagë, qe per kete edhe kam bere padi ne Gjykaten themelore. Deri sot te pakten kam besuar se jetoj ne nje vend demokratik , dhe se fjala e lire mbrohet dhe ruhet si vlerë dhe se vetëm ne regjimet autokratike totalitare sanksionohet me ligj , që shkel masovisht drejtat themelore të individit në veqanti dhe shoqërisë ne përgjithësi. Mirepo ne kete pike paskna gabuar sepse Pushteti atëherë kur po u lëkundkan interesat e veta elektorale po i goditka edhe instrumentet e veta qe vet i perdor per ruajtjen e qenësisë se po atij pushteti”, ka shkruar Hoxhaj në ”Facebook”.
Zyrtari policor ka theksuar se kërkesat e tij do t’i adresoj në të gjitha institucionet ligjore që mbrojnë të Drejtat dhe Liritë Themelore të Njeriut duke i përfshi gjykatat, ombuspersonin si dhe organizatat që merren për mbrojtjen e Drejtave dhe Lirive Themelore të Njeriut./21Media

Back to top button