​Interi shkelë Plzenin, eliminon Barçën dhe kualifikohet tutje në Champions

Me triumfin ndaj Viktoria Plzenit në “Giuseppe Meazza”, Interi edhe zyrtarisht ka siguruar kualifikimin në fazën e eliminimit direkt të këtij edicioni të Ligës së Kampionëve.
“Neroazzurrët” kanë mposhtur skuadrën çeke me rezultat 4-0. Henkrik Mikhitaryan ka shënuar golin e parë në minutën e 35’, para se Edin Dzeko të realizonte dy herë në minutat 42’ dhe 66’, ndërsa rezultatin final e ka vulosur i rikthyeri nga lëndimi Romelu Lukaku i cili ka shënuar për 4-0 në minutën e 85-të.
Kjo fitore ia siguron Interit vendin e dytë në grupin C me 10 pikë kur ka mbetur edhe një ndeshje për t’u zhvilluar.
Fitorja e Interi ka nënkuptuar edhe eliminimin e Barcelonës nga ky kompeticion pasi katalanasit kanë vetëm katër pikë në pozitën e tretë derisa do të ballafaqohen pas pak me Bayernin e Munihut në “Camp Nou”.

Back to top button