​Hoti: Çmimet e mallrave ushqimore bazike janë rritur deri në 64%

Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka theksuar se nëse Qeveria do të ultë TVSH-në në produkte ushqimore dhe naftë, si dhe të pezullonte përkohësisht akciza në naftë, sot do të kishim rreth 300 milionë euro më shumë në qarkullim në ekonomi, në llogaritë bankare të qytetarëve dhe bizneseve
Hoti ka thënë se bazuar në të dhënat e Agjencisë së Statistikave të Kosovës, çmimet e mallrave ushqimore bazike janë rritur deri në 64%.
“1. Çmimet e mallrave ushqimore bazike janë rritur deri në 64% (sipas Agjencisë së Statistikave).
2. Rritja ekonomike është ulur në vetëm 2.14% në tremujorin e tretë të këtij viti.
3. Të hyrat e ATK-së janë rritur me 21%”, ka shkruar Hoti në Facebook.
Bazuar në këto tri fakte, Hoti ka thënë se është e qartë se rritja e të hyrave të ATK-së ka ardhur nga rritja e çmimeve të mallrave, e jo nga rritja e aktivitetit ekonomik. “Qeveritarët lëvdohen se rritja e të hyrave të ATK-së ka qenë rekorde, bile është tejkaluar edhe plani për mbledhjen e të hyrave”, ka thënë Hoti./21Media

Back to top button