​Islanda dhe Shqipëria ndajnë pikët

Shqipëria ka arkëtuar vetëm një pikë nga ballafaqimi i parë me Islandën në edicionin e ri të Ligës së Kombeve.
Këto dy skuadra janë pjesë e Grupit 2 në Ligën C ku bëjnë pjesë edhe Izraeli dhe Russia, por që kjo e fundit nuk do t’i zhvillojë ndeshjet pasi është përjashtuar nga të gjitha garat e FIFA-së dhe UEFA-së.
Shqipëria kaloi në epërsi pas gjysmë ore lojë me golin e Taulant Seferit, i cili realizoi nga afërsia dhe me këtë rezultat skuadrat shkuan në pushim.
Me të filluar pjesa e dytë, përkatësisht në minutën e 49’ vendasit arritën që ta barazojnë rezultatin me golin e realizuar nga Thorsteinsson.
Islanda është liderë e këtij grupi me dytë pikë, kurse Shqipëria renditet e treta me një pikë.

Back to top button