Gërvalla i kërkon ndihmë Polonisë për heqjen e vizave për qytetarët e Kosovës

Ministrja e Jashtme Donika Gërvalla sot gjatë një takimi me zëvendësministrin e Jashtëm të Polonisë, Szymon Szynkoëksi vel Sę kërkoi përkrahje për të mundësuar lëvizjen e lirë të qytetarëve të Kosovës drejtë BE-së.
Në takim ministrja Gërvalla, potencoi faktin që Kosova i ka përmbushur të gjitha kriteret për liberalizimin e vizave e gjithashtu diskutuan për orientimin strategjik të Kosovës në proceset integruese euro-atlantike dhe shprehu angazhimin e Qeverisë për të thelluar bashkëpunimin me Poloninë në të gjitha fushat me interes të përbashkët.
Bashkëpunimi i ngushtë mes dy ministrive të Jashtme, asaj të Kosovës dhe Polonisë, sot u konkretizua me nënshkrimin e marrëveshjes së bashkëpunimit mes Akademive Diplomatike të të dy ministrive përkatëse.
Gjithashtu, një vend të posaçëm në kuadër të bisedës në takim, kishte agresioni ushtarak i Rusisë në Ukrainë. Me këtë rast ministrja Gërvalla shprehu solidaritetin jo vetëm me Ukrainën, por edhe Poloninë, e cila po bart barrën kryesore të ndihmës së refugjatëve ukrainas. /21Media

Back to top button