​Italia ashpërson masat për personat e pavaksinuar nga 15 dhjetori

 
Italia ka ashpërsuar sot masat ndaj atyre që nuk duan të vaksinohen kundër COVID-19, ndaj ua kufizoi qasjen në shërbime të shumta, ndërsa qeveria detyroi shumë nëpunës civilë të vaksinohen.
Me një dekret të qeverisë nga 15 dhjetori, ata që nuk janë vaksinuar nuk do të mund të hyjnë në kinema, restorante, hotele dhe palestra, ndërsa të gjithë ata që përdorin transportin publik duhet të vaksinohen ose të kenë një test negativ PCR nga 6 dhjetori, raporton Reuters.
Masat do të zgjasin të paktën deri më 15 janar. Qeveria ka shtrirë gjithashtu vaksinimin e detyrueshëm për të gjithë stafin e shkollës, policinë, ushtrinë, ndërsa punonjësit e shëndetësisë, për të cilët vaksinimi tashmë është i detyrueshëm, do të duhet të marrin një dozë përforcuese nëse duan të mbajnë vendin e punës.

Back to top button