​KEDS po aftëson për siguri në punë nxënësit e 69 shkollave profesionale

 

 

Në kuadër të javës evropiane për siguri dhe shëndet në punë, KEDS ka filluar aftësimin për siguri në punë për nxënësit e shkollave të mesme teknike-profesionale. Tashmë, ekspertët e kompanisë u kanë dhënë njohuri të vlefshme nxënësve të shkollave në Mitrovicë, Drenas, Ferizaj e Kaçanik.

Sipas komunikatës së lëshuar nga KEDS-i, thuhet se këta nxënës llogaritet që shumë shpejt mund të hyjnë në tregun e punës.

Zekirja Baftiu, drejtor i shkollës së mesme profesionale “Feriz Guri dhe Vëllezërit Caka” në Kaçanik u nda mjaft i kënaqur me ligjërimin e realizuar nga KEDS, derisa tha se nxënësit e kësaj shkolle kanë arritur të tregojnë sukses edhe në fushën profesionale duke u angazhuar si punëtor të KEDS.

Vizita e sotme nga KEDS, ku u ligjërua për sigurinë dhe shëndetin në punë ishte shumë e mirëseardhur për nxënësit tanë. Përmes ligjëratave të tilla, ata arrijnë që të aftësohen me njohuri të reja nga ekspertë të fushës së sigurisë dhe shëndetit, duke qenë kështu të gatshëm për tregun e punës.” Ai shtoi se bashkëpunimi me KEDS ka bërë që të rritet interesimi për nxënësit të cilët ende nuk kanë ndarë mendjen se ku të orientohen në shkollim të mëtutjeshëm. “Që kur KEDS ka filluar të marrë në punë nxënës të shkollës tonë përmes KEDS Akademisë, ka pasur interesim të shtuar të nxënëseve për të vazhduar shkollimin e mesëm në shkollën tonë”, përfundoi Baftiu.

Me qëllim të rritjes së sigurisë edhe për fëmijët, KEDS ka përgatitur gjithashtu një broshurë me skica të detajuara për sigurinë e tyre ndaj kontaktit me energjinë elektrike si brenda shtëpisë, ashtu edhe jashtë saj.

 

Back to top button