Kaloni te përmbajtja kryesore

Pesë raste Hantavirusit u konfirëmuan në anije turistike, a mund të ketë sërish pandemi, deklarohet OBSH-ja

Pesë raste të hantavirusit janë konfirmuar tani në lidhje me një shpërthim në një anije turistike, thotë Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH), dhe të tjera mund të pasojnë për shkak të periudhës gjashtë-javore të inkubacionit të virusit, shkruan BBC, përcjell rtv21.tv

Por një zyrtar i lartë shëndetësor thotë : “Dua të jem i qartë këtu… ky nuk është fillimi i një pandemie Covid

Tre persona kanë vdekur ose në bord ose pasi kanë udhëtuar me anijen MV Hondius, e cila u nis nga Argjentina një muaj më parë.

Anija po shkon drejt Ishujve Kanarie, ku pritet të ankorohet në fundjavë.
Gjurmimi i kontakteve është duke u zhvilluar në disa vende për pasagjerët që lanë anijen para se të zbulohej shpërthimi – përfshirë Mbretërinë e Bashkuar, Zvicrën dhe Holandën.

Origjina e shpërthimit është ende e panjohur , me OBSH-në që thotë se hetimet janë “ende në vazhdim”

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button