​Kërkohej nga policia për vjedhje, arrestohet 26 vjeçari

 

Policia e Kosovës ka arrestuar A.Th, 26 vjeçar  i kërkuar për veprën penale në bashkëkryerje ‘’Vjedhje e rëndë’’, në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore të Ferizajt, me dënim burgu prej 2 vitesh.

Sipas Policisë, pas kompletimit të dokumentacionit, i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit.

“Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, do të vazhdojë me aktivitete të tilla në realizim të urdhëresave të gjykatës, ndaj personave që ende nuk ju kanë përgjigjur thirrjes së gjykatës”, bëhet e ditur në komunikatën e dërguar për media nga Policia në Ferizaj./21Meida 

 

Back to top button