Kurti: Kur erdhëm në detyrë nuk gjetëm asnjë kontratë për vaksina

 

Para deputetëve të Kuvendit të Kosovës Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është duke prezantuar programin e tij qeverisës, të miratuar më 7 maj në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës.

Kurti ka thënë se për 55 ditë qeverisje, janë bërë shumë punë që do të hedhin bazat e progresit për katër vjetët e ardhshme.

“Sot janë bërë 55 ditë nga marrja e detyrës së Qeverisë. Në këto ditë kemi bërë shumë punë, siç e kemi thënë edhe në program prioritet është menaxhimi i pandemisë. Kemi bërë një plan për të bërë këtë menaxhim. Masat të cilat i kemi marrë ishin efektive”, tha Kurti ndër të tjera.

Kurti po ashtu shtoi se kur e kanë marrë detyrën, nuk kanë gjetur asnjë kontratë për asnjë vaksinë, ndërsa tha se deri në fund të muajit Kosovë do të marrë edhe 142 mijë vaksina të reja./21Media 

 

Back to top button