​Kërkohen të dyshuarit për vjedhje nga xhepi, policia lut qytetarët për bashkëpunim

Policia e Kosovës kërkon bashkëpunimin e qytetarëve për gjetjen e disa personave të cilët dyshohet për veprën penale “Vjedhje e rëndë” që ka ndodhur më datë 31/01/2022 ora 12:00 në një qendër tregtare në Prizren.
“Në atë rast disa të dyshuar nga një qytetar vjedhin nga xhepi para rreth 6000 (gjashtë mijë) euro dhe largohen. Sektori i hetimeve ka bërë përpjekje maksimale në ndriçim të veprës penale dhe ka siguruar fotografi dhe video të dyshuarave, mirëpo deri tani nuk ka rezultuar në identifikim e tyre.”, thuhet në njoftimin e policisë
Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për identitetin apo vendndodhjen e personave të dyshuar në fotot e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor. Numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese për të kontaktuar Policinë e Kosovës:- 192 dhe 080019999 (pa pagesë)- 029 244 740- Stacioni Policor Prizren – E-mail adresa: info@kosovopolice.com/21Media

Back to top button