​Kurti: Na nevojitet përvoja intelektuale dhe universitare franceze

Kryeministri Albin Kurti në konferencën “Politikat publike në Francë” ka thënë se Kosovës i nevojitet kultura dhe përvoja franceze.
Ai ka thënë se skena e pavarur artistike në Kosovë është shumë e fuqishëm andaj sipas mbështetja ndaj tyre duhet të jetë më e madhe.
Kreu i qeverisë ka thënë se kritikat që i vinë gjendjes shoqërore nga artisti dhe filozofi, duhet të zgjojnë imagjinatën e politikave publike.
“Na nevojitet peizazhi i pasur francez, kultura franceze ka çka ofron gjithmonë… Na duhet investimi francez, teknologjia e lartë franceze, por edhe përvoja intelektuale e universitare franceze. Vetëm kështu ne mund të përfitojmë nga shoqëria franceze nga politikat publike të saj, nga thellësia e historisë së saj”, ka thënë Kurti.
Kurti ka folur për mbështetjen që qeveria ka ofruar për sektorin e arsimit dhe kulturës.
“Skena e pavarur artistike në Kosovë është shumë e fuqishme, për këtë arsye edhe mbështetja shtetërore për këtë skenë duhet të jetë më e madhe. Fundja ajo që rritet e rrit edhe mundësinë për t’u rritur. Këtë vit vetëm me thirrjen e parë publike të mbështetjes financiare Ministria e Kulturës, Rinisë dhe sportit ka ndarë 1.75 milionë euro për OJQ-të e kulturës dhe trashëgimisë kulturore. Me thirrjen e dytë janë shpërndarë edhe 442 mijë euro për po këtë skemë”, ka thënë ai.
Ndërsa ambasadori i Francës në Kosovë, Oliver Guerot ka folur për bashkëpunimin në mes të dy shteteve në fushën e kulturës i cili sipas tij është rritur në dy vitet e fundit.
“Bashkëpunimi jonë i ngushtë ne fushën e kulturës në kuptimin e gjerë të fjalës është përforcuar shumë në këto dy vjetët e fundit në mënyrë spektakolare dhe ka sjellë rezultate shumë të mira. Dhe kjo konferencë dhe takimet që do të bëhen më pas është dëshmia më e mire. Kultura e favorizon dialogun, mirëkuptimin e ndërsjellë, shkëmbimet dhe kjo është baza e kulturës. Përmes kulturës mund të arrijmë edhe te një përparim ekonomik, vende të reja të punës në fusha të ndryshme”, ka thënë ai.
Ai ka përmendur bashkëpunimin Francë-Kosovë në fushën e kinematografisë nënshkruar në Kanë, për çka ka thënë se është fitore për industrinë kreative.

Back to top button