​Kërkohet varja e vrasësit të 8-vjeçarit në Fier

Familjarët e Mateos 8-vjecar të vrarë në mënyrë makabre nga Klodian Çalamanin nga Fieri kanë qenë ditën e sotme prezentë në qytetin e Vlorës.
Ata po mbledhin firmat për peticioni drejtuar qeverisë së vendit ku kërkojnë drejtësi dhe ashpërsim të ligjit për Klodjan Calamanin Ndërkohë, më herët ditën e sotme familjarë dhe të afërm të vogëlushit ishin para dyerve të gjykatës ditën e sotme ku kanë kërkuar dënimin me vdekje për autorin.
E ëma e Mateos ka ripërsëritur thirrjen për varjen e autorit që i mori më të voglin.
“Të varet në mes të Fierit, dua ta varin ta djegin. Më mori një foshnje, një 8-vjeçar, ma mori nga shkolla, ma gënjeu dhe mashtroi: I tha Mateo më sill një bukë në shtëpi. Ja çoi. I tha do të iki në shtëpi xhaxhai. Jo hajde futu brenda.”
Ndërsa babai i vogëlushit u shpreh i ka mbetur peng në zemër mënyra sesi fqinji i tij i futi në kurth të birin 8-vjeçar që më pas ja vrau dhe ja groposi në oborr.
“Më nisi çunin për bukë. Të vejë çuni ti marrë bukën, t’ia çojë bukën atij dhe të më vrasë, kjo më ka mbetur gozhdë. Të vdes unë tani dhe të shikoj çunin aty ku është . Jam i vdekur, nuk di çfarë të them”./oranews

Back to top button