Lipjani nesër pa ujë të pijshëm

KRU Prishtina njofton se për shkak të ndërprerjes së planifikuar energjetike nga ana e KEDS-it, nesër do të ketë ndërprerje të furnizimit me ujë të pijshëm në komunën e Lipjanit.
“Të nderuar konsumatorë të komunës së Lipjanit, pasi kemi marrë informacione nga KEDS, nesër më datë 19 nëntor 2021 , e premte do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike nëpër këto stacione të pompimit Lipjan, Konjuh, Vrellë dhe Sllovi duke filluar nga ora 10:00-15:00. Me këtë rast pa furnizim me ujë të pijshëm do të mbesin qyteti i Lipjanit në tërësi, të gjitha bizneset në drejtim të QMI-së dhe 30 fshatra të komunës së Lipjanit”, thuhet në njoftim.
KRU Prishtina me këtë rast kërkon mirëkuptim nga konsumatorët e saj.

Back to top button