​Komisioni nuk miraton raportin financiar për RTK-në

Pas shqyrtimit të raportit financiar të Radiotelevizionit të Kosovës për periudhën korrik-shtator 2021, Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere nuk ka miratuar këtë raport.
Gjatë arsyetimit të këtij raporti, drejtori i përgjithshëm i RTK, Ngadhnjim Kastrati, ka thënë se kanë ulur shpenzimet për 100 mijë euro, për këtë periudhë.
Derisa deputetët e pozitës kanë patës një varg kritikash për këtë raport.
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Eman Rrahmani, ka thënë se ka një rritje të numrit të të punësuarve në periudhën e fundit.
Numri i të punësuare, siç ka thënë drejtori i RTK-së, nuk ka ndryshuar që nga viti 2019, ose nuk ka pasur rritje.
Për shfrytëzimin e veturave zyrtare në transmetuesin publik, deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Korenica, ka kritikuar menaxhmentin për mos evidentimin e vlerës së saktë të shpenzimeve.
Derisa në raport është thënë se kjo është e pamundur të evidentohen.
Deputeti Rrahmani ka ngritur shqetësimin e tij për shpenzimet e mëdha për mbeturina nga RTK-ja.

Back to top button