​Komisioni për Legjislacion voton Projektligjin për Këshillin Prokurorial

Me gjashtë vota për, Komisioni për Legjislacion e ka dërguar në Kuvendin e Kosovës për votim në lexim të dytë Projektligjin për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për Këshillin Prokurorial të Kosovës.
Po ashtu ky komision e ka votuar edhe raportin me amendamente për Projektligjin për Agjencinë për parandalimin e korrupsionit.
Si dhe raportin me amendamente për Projektligjin për deklarimin prejardhjen dhe kontrollin e pasurisë dhe të dhuratave.
Aktualisht para anëtarëve të Komisionit për Legjislacion është duke u shqyrtuar raporti vjetor i punës së Agjencisë për Ndihmë Juridike Falas për vitin 2021./KP

Back to top button