Në betimin e Vuçiqit për president u përmend Kosova
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka bërë sot betimin për marrjen e një mandati të ri.
Në tekstin e betimit të tij përfshihet edhe Kosova.
“Betohem se të gjitha fuqitë e mia do t’i përkushtoj për ruajtjen e sovranitetit dhe tërësisë së territorit të Republikës së Serbisë, duke përfshirë Kosovën dhe Metohinë si pjesë integrale të saj”, është një pjesë tekst të betimit i përcaktuar me Kushtetutën e Serbisë.
Më 3 prill, Vuçiq fitoi raundin e parë të zgjedhjeve të rregullta presidenciale me 58,59 për qind të votave të përgjithshme.
Mandati i tij i parë filloi më 31 maj 2017, kur u betua solemnisht në Dhomën e Asamblesë Kombëtare./21Media