​Komuna e Prishtinës ndau afër 300000 euro subvencione për OJQ-të

Sot, në komunën e Prishtinës u nënshkruan kontratat që në total kapin vlerën afër 300.000 euro subvencion për 31 Organizata të shoqërisë civile të cilat ofrojnë shërbime profesionale sociale për kategorinë më të ndjeshme të shoqërisë sonë.
Në një komunikatë për media bëhet e ditur se, komuna e Prishtinës respektivisht nënkryetarja Donjeta Sahatçiu, gjatë ceremonisë së dorëzimit të kontratave e vlerësoj lartë kontributin e shoqërisë civile, duke thënë se komuna do të jetë përherë partnere dhe duke uruar që puna që bëjnë shoqëria civile do të shkoj në dobi të grupeve më të cenueshme në komunën e Prishtinës.
Në anën tjetër Drejtorja e Mirëqenies Sociale Adelinë Sahiti, shprehu përkushtimin për të thelluar dhe më shumë këtë bashkëpunim.
Komuna e Prishtinës është e përkushtuar për tu qëndruar pranë të gjithë qytetarëve të Kryeqytetit pa përjashtim.

Back to top button