Kaloni te përmbajtja kryesore

​Konjufca: BIK po ruan virtytet më të larta njerëzore, solidaritetin dhe bamirësinë

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, vizitoi sot Bashkësinë Islame të Kosovës me rastin e Fitër Bajramit, ku uroi të gjithë besimtarëve shqiptarë këtë festë të rëndësishme.
Konjufca tha se roli i Bashkësisë Islame ka qenë i rëndësishëm në shoqërinë tonë.
“Po ashtu, e falënderova që po vazhdojnë ta kultivojnë njërin prej virtyteve i cili po tretet në çdo shoqëri të botës dhe globalisht ky është solidariteti dhe bamirësia. Domethënë Bashkësia Islame me të vërtet po luan një rol të jashtëzakonshëm, shumë të vlerësuar prej popullit tonë siç është bamirësia, pra ata që nuk kanë, skamnorët, që ta kenë përkujdesjen e shtetit dhe Bashkësisë Islame, prandaj urime edhe një herë të gjithëve“, tha ai.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button